Kreu i ri i ushtrisë zvicerane dëshiron të jetë më gjithëpërfshirës. Ai dëshiron që më shumë gra dhe madje edhe të huaj të bashkohen në ushtri, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Ish-bankieri Thomas Süssli mori përsipër kreun e forcave të armatosura në fillim të vitit.
Duke folur për gazetën “Tages-Anzeiger”, ai thotë se do të donte të shihte 10% të ushtrisë të përbërë nga gra deri në vitin 2030.
Aktualisht është më pak se 1%, përcjell tutje albinfo.ch.
Ai gjithashtu sugjeron që të huajt të mund të lejohen një ditë të bashkohen.
Aktualisht kushtetuta ndalon jo-zviceranët – por ai thotë se mund të rishqyrtohet në një afat më të gjatë. Do të nevojitej një votë kombëtare për të ndryshuar ligjin.