Tre operatorët e telefonisë mobile në Zvicër, Swisscom, Sunrise dhe Orange, lansojnë kredit kartelën për smartphonin tuaj. Me aplikacionin “TapIt” klientët me telefonin e tyre celular do të mund të realizojnë pagesat. Por përdoruesit e iPhone do të duhet të presin edhe pak.
Për të përdorur aplikacionin “TapIt” konsumatorët duhet të kenë edhe pajisjen me NFC (Near Field Communication). Specialistët e IT-së spekulojnë se iPhonet e gjeneratës së ardhshme do të kenë edhe NFC-në.
“TapIt” për iPhone, sipas ekspertëve në Swiss, është në zhvillim e sipër.
Swisscom u ofron klientëve aplikacionin “TapIt” duke filluar këtë muaj, ndërsa Sunrise e Orange në muajt e ardhshëm. Një shërbim financiar funksionon tashmë në Ticino. Kjo u mundëson konsumatorëve që përdorin smartphonet e tyre si një kredit kartelë. Operatorët e telekomit duhet t’i pajisin klientët e tyre me një SIM kartelë.