Bankat zvicerane në vitin 2024 refuzuan një rekord prej 35,5 për qind të kërkesave për kredi konsumatore, raportoi portali Kreditvergleich, duke iu referuar të dhënave nga regjistri qendror i informacionit kreditor.
Bëhet fjalë për një rritje krahasuar me vitin e kaluar, kur shkalla e refuzimit ishte 30,8 për qind, transmeton albinfo.ch.
Arsyeja kryesore për refuzimin është pamjaftueshmëria e aftësisë paguese të klientëve. Vlera totale e kontratave aktive për kredi konsumatore është ulur ndjeshëm, çka tregon se politika më e ashpër e kreditimit tashmë po ndikon fuqishëm në treg, përcjell albinfo.ch
Sipas ekspertit të Kreditvergleich, Joachim Kelmell, përqindja e kërkesave të refuzuara është më e larta në histori, ndërsa ulja e volumit të transaksioneve tregon se tregu në vitin 2024 jo vetëm që është më i vogël, por edhe dukshëm më selektiv.