Këtë e ka deklaruar kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi duke komentuar idetë e fundit për ndarjen e Kosovës.
“Mendoj se është koha që politika shqiptare në përgjithësi të mendoj më shumë për kombin dhe të ardhmen e tij sesa për gurthyes dhe privatizime me grupet mafioze ndërkombëtare”, ka thënë Krasniqi për Epokën e re.
Ai ka kërkuar që të punohet për ndërprerjen e politikave që “tokat shqiptare të Ilirisë antike të përdoren si monedha kusuritje për interesat e politikave grabitqare e shoviniste të ndonjë shteti edhe në Ballkanin e sotëm”.
Kryeparlamentari Krasniqi ka hedhur poshtë idetë për një status special në veri.
Ndërsa veprimet e 25 korrikut në veri i ka cilësuar të mira për faktin e vetëm se është krijuar një situatë e re që “ka unifikur faktorin politikë shqiptar të fliste me një zë”.