Lista për deputetë e Lëvizjes Vetëvendosje, AAK-së dhe Nisma nuk janë certifikuar nga KQZ-ja.
Kjo pasi që ‘pro’ certfitikimt të listës së VV’së kanë qenë vetëm pesë anëtarë të KQZ’së.
“5 vota për, s’cerfitikohet lista”, ka thënë Valdete Daka, raportojnë mediat në Prishtinë.
Lëvizja Vetëvendosje nuk ka zëvëndësuar emrat që kanë probleme me ligjin e që janë rekomanduar të zëvëndësohen.
Sipas rekomandimit të Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike për KQZ-në, Lëvizja Vetëvendosje nuk kishte zëvëndësuar pesë kandidatë, ndërsa Nisma Socialdemokrate 12 kandidatë.
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, tha se subjektet politike dhe kandidatët që vlerësojnë se pa të drejtë nuk janë certifikuar, kanë të drejtë ankese në afat prej 24 orësh në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Çështja mund të shkojë deri në Gjykatën Supreme nëse pala mund të jetë e pakënaqur me vendimin e PZAP-së.
Periudha e ankesave është paraparë të përmbyllet deri më 31 janar, në mënyrë që më 2 shkurt të bëhet e mundur tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e këtyre zgjedhjeve.