Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar një video përmes së cilës jepen udhëzime se si të votohet.
KQZ ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në zgjedhjet që do të mbahen më 9 shkurt 2025, transmeton albinfo.ch.
“KQZ fton të gjithë qytetarët të marrin pjesë në zgjedhjet që do të mbahen më 9 shkurt 2025. Të drejtat tuaja janë të rëndësishme dhe vota juaj ka fuqinë të ndikojë në të ardhmen e vendit tonë”, thuhet në njoftim.
Në videon e publikuar, jepen udhëzimet për të plotësuar saktë fletëvotimin.
Linku i videos: https://www.facebook.com/kqzkosova/videos/1177942503680338/