Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se në të gjitha qendrat e votimit në Kosovë, procesi i votimit ka filluar. Elezi ka konfirmuar se i gjithë materiali zgjedhor është shpërndarë me kohë.
Në konferencën e parë të KQZ-së për ditën e sotme, ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës dhe tha se të drejtë vote brenda Kosovës kanë mbi 1.9 milion qytetarë, transmeton albinfo.ch.
Ndryshe, ai u ka rikujtuar qytetarëve vendimin e KQZ-së se ata mund të identifikohen në qendrat e votimit me letërnjoftim me afat të skaduar.