Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot mbledhjen e radhës në orën 11:00, përcjell albinfo.ch.
KQZ ka njoftuar se në rend dite të mbledhjes së sotme është edhe certifikimi i rezultateve, për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet e komunave: Zveçan dhe Leposaviq.
Rendi i ditës:
- Hyrje: Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së
- Certifikimi i rezultateve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet e komunave: Zveçan dhe Leposaviq
- Raport i Këshillave të KQZ-së
-Këshilli për Operacione Zgjedhore
– Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit vjetor të KQZ-së për Kuvendin e Republikës së Kosovës – 2022
– Shqyrtimi dhe miratimi i Analizës së bazës së shënimeve të departamentit të pensioneve, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve
- Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesë për ndryshim/ plotësimin e Planit të Prokurimit të KQZ-së për vitin 2023
- Të ndryshme.