Ne ishim në dijeni për abuzimet, por ne kurrë nuk dëgjuam për trafik organesh,” ka thënë në një intervistë për televizionin zviceran TSR, ish përfaqësuesi i lartë i OKB-së për Kosovën, në lidhje me akuzat e bëra nga Carla Del Ponte lidhur me trafikun e organeve.
Ai po ashtu denoncoi edhe raportin e Dick Martyt, të miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.
“Ata kërkonin një shtëpi të verdhë dhe e gjetën një të kaltër”, kishte ironizuar, Bernard Kouchner. Ai ishte i dërguari i OKB-së në Kosovë në vitin 1999-2001.
I pyetur nga Darius Rochebin, në një intervistë në televizion zviceran TSR, rreth trafikimit të organeve, ish-ministri i jashtëm francez filloi të qeshurit.
Ai thotë se nuk beson dhe se asgjë nuk është vërtetuar, pavarësisht nga raporti i Martit. “Kam lexuar raportin me kujdes, unë pres një hetim”, tha Bernard Kouchner.
Ndërkohë, ai nuk është bindur nga provat e konfirmuara deri më sot. “Mikja ime Karla Del Ponte, e cila tha se ishte në atë shtëpi të verdhë, ata gjetën një shiringë, kjo nuk është serioze”, thotë ai.
http://www.tsr.ch/info/monde/3062246-trafic-d-organes-au-kosovo-bernard-kouchner-n-y-croit-pas.html