“Për qeverinë greke ndryshimi i emrit të aeroportit dhe autostradës nuk janë faktorë të mjaftueshëm. Mbetet e hapur nëse takimi do zhvillohet gjatë muajit mars,” shkruhet mes tjerash në artikull.
Maqedonia ka filluar ndryshimet Kushtetuese prej 1995, atëkohë me flamurin kombëtar; megjithatë fqinji jugor kërkon ndryshime shtesë. Qeveria e Zoran Zaev ka një shumicë të thjeshtë qeveritare dhe nuk mund ti sjell ndryshimet kushtetuese pa ndihmën e opozitares VMRO. Kjo do i komplikonte punët për zgjidhjen përfundimtare të kontestit të emrit, që po mban peng Shkupin nga integrimet euro-atlantike.