Nëse pavarësia do të ketë sukses në terma afatgjatë, duhet të përjetësohen vlera që forcojnë të drejtën e popullatës për të bashkëvendosur dhe për të ndarë përgjegjësinë.
Standardet ESG janë në këtë kontekst një faktor i rëndësishëm: Refuzimi i korrupsionit, mbrojtja e qeverisjes së mirë (Good Governance), mbrojtja e të drejtave të njeriut, lirisë së shprehjes dhe medias së lirë si shembull, si dhe ndarja e qartë e pushteteve dhe sundimi i ligjit (!) janë faktorë për të cilët duhet bërë përpjekje dhe të zbatohen nëse Kosova dëshiron të mundësojë një të ardhme të begatë për vendin e saj.
- Doris Fiala, (FDP) bashkëkryetarë e Grupit parlamentar të Miqësisë Zvicër – Kosovë