KQZ në Kosovê ka bërë të ditur planin e buxhetit për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që pritet të mbahen më 28 dhjetor 2025.
Sipas të dhënave të publikuara, shuma e parashikuar për procesin zgjedhor është rreth 7.77 milionë euro, shumë e cila është miratuar në mbledhjen e institucionit.
KQZ ka sqaruar se vlera e buxhetit është e ngjashme me atë të zgjedhjeve të rregullta të mbajtura në shkurt të këtij viti, kur ishin planifikuar rreth 8.7 milionë euro.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se pas miratimit të brendshëm, kërkesa buxhetore do t’i dërgohet Qeverisë për aprovim, ashtu siç është vepruar në të gjitha rastet e zgjedhjeve të parakohshme.