Gjatë ditës së sotme në Spitalin Rajonal të Ferizajt kanë vdekur edhe dy pacientë me koronavirus.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt, Bekim Ademi.
Ai ka thënë se dy pacientët, njëri 76-vjeçar dhe tjetri 54-vjeçar, prej më shumë se një javë ishin të shtrirë në Spitalin Rajonal dhe po trajtoheshin me oksigjenoterapi, përcjell albinfo.ch.
Sipas raportit të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike, numri i përgjithshëm i viktimave me COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 114.
Ndërsa vetëm në 24-orët e fundit janë konfirmuar 119 raste të reja.