Një 32-vjeçar ka vdekur mbrëmë në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, viktima kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese, ka njoftuar spitali.
Siç thuhet në njoftim, 32-vjeçari ka qenë me diagnozë Covid-19, ka kryer testin, por ende nuk ka pasur rezultat.
Njoftimi i plotë:
Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 70 pacientë me Covid-19. Nga këta, 26 pacientë janë në oksigjeno terapi. 9 pacientë janë në gjendje të rëndë, ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile.
7 pacientë të infektuar me Covid-19 janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.
Nga personeli i spitalit 5 mjekë, 11 infermierë dhe 3 punëtorë të shërbimit teknik janë të infektuar me Covid-19.
Një pacient i moshës 32-vjeçare nga komuna e Pejës, i shoqëruar edhe me sëmundje tjetër të rëndë, fatëkeqësisht ka vdekur mbrëmë. I ndjeri ka qenë me diagnozë Covid-19.
Spitali i Përgjithshëm në Pejë u shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerit.