Kryetarët e komunave kanë biseduar sot me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, rreth shpërndarjes së vaksinave anti-Covid, të cilat kanë arritur të dielën në Kosovë.
Mediat vendore raportojnë se në takimin virtual të Vitisë me kryetarët e komunave është thënë se dozat e para të vaksinave do të shpërndahen te stafi mjekësor dhe te të moshuarit mbi 80-vjeç.
Vaksinimi pritet të fillojë brenda kësaj jave, pasi stafi mjekësor për dhënien e vaksinave tashmë është trajnuar.