Tre persona kanë vdekur dhe një është lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën e Duhlës.
Për klankosova.tv e ka konfirmuar nga vendi i ngjarjes Shefi i Njësisë së Trafikut Rajonal të Prizrenit, Afrim Syla.
“Nga aksidenti janë tri viktima, ende të paidentifikuara, ndërsa i lënduar është një person. Aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe veture Golf 7, shkruan KK, përcjell albinfo.ch.
Shoferi i kamionit është në tretman mjekësor me urdhër të Policisë. Të gjitha njësitë policore janë në vendin e ngjarjes dhe ekipet emergjente.
Viktimat janë shoferi i veturës dhe dy pasagjerë.