Sot, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti njoftoi sot se duke nisur nga ky vit studentët e nivelit bachelor dhe master nuk do të paguajnë për studimet e tyre.
“Duke filluar nga ky vit akademik kërkesa e kahmotshme e studentëve për ARSIM PUBLIK FALAS është e mundshme. As niveli bachelor e as ai master nuk do të paguajnë”, shkroi Kurti në Facebook.
Ajo tha se e drejta mbi arsimin është universale.
“Për shumëkënd tarifat kanë qenë të papërballueshme. E shumë studente e studntë i kanë paguar semestrat me sakrficat e prindërve apo punën e tyre të hershme. Kjo sot është drejtësi”, përfundoi deputetja në Facebook.