Në 4 muajt e parë të këtij viti 9 punëtorë kanë vdekur nga lëndimet në vend të punës.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, thotë se në Kosovë rrezikshmëria në punë është katërfish më e madhe se në Perëndim.
Sipas tij, kushtet e punës nuk kanë ndryshuar, e as nuk janë rritur pagat, përkundër ngritjeve drastike të çmimeve.
Azemi po ashtu thekson se nuk ka rritje të pagës minimale e as sigurim shëndetësor.