Qytetarë të shumtë janë mbledhur në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë në mbështetje të presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti. Protesta nuk dihet nga kush është thirrur, por asaj i janë bashkuar një numër i madh i qytetarëve me moton “Marshojmë për Qeverinë”, raporton televizioni publik i Kosovës, transmeton albinfo.ch.
Qytetarët mbajnë flamur kombëtarë dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Me slogane në duar protestuesit kërkojnë nga opozita “që ta mbështesin qeverinë, e jo Serbinë”. E po ashtu protestuesit ftojnë opozitën të jetë konstruktive në kuvend. Ata thonë se “pushteti merret me vota, jo me grushte”.