107 pozitive raste me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë nga 5.561 mostra të testuara.
Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë nuk ka pasur asnjë rast të vdekjes.
MSH-ja ka njoftuar se sot janë shëruar katër qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.082. Numri i rasteve aktive është 740.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.639 doza të vaksinës kundër COVID-19, përcjell albinfo.ch.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.679.639 doza të vaksinës.
Deri më sot 785.291 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.