Sipas kryetarit të Shoqatës së naftëtarëve, Fadil Berjani çmimet kanë shkuar deri në 1 euro e 42 centë. Berjani paralajmëron se çmimet pritet të arrijnë deri në 1 euro e 60 centë. Ai thotë për KosovaPress se në 20 vjetet e fundit çmimet e karburanteve nuk kanë qenë më të larta se tani.
Nga ana tjetër, profesori Nagip Skënderi thotë se lufta mes Rusisë dhe Ukrainës pashmangshëm se do të ketë ndikim në ekonominë e Kosovës, me rritje një marramendëse të çmimeve.
Përveç naftës, profesori nuk përjashton mundësinë që të ketë rritje të çmimeve edhe tek produktet e grurit, metaleve dhe të tjera.