Në Kuvendin e Kosovës ka nisur procesi i votimit në raundin e parë për dy kandidate për postin e presidentes: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha. Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka hapur seancën dhe ka udhëhequr procesin e votimit.
Në sallë kanë marrë pjesë vetëm deputetët e shumicës parlamentare, ndërsa opozita ka bojkotuar punimet e Kuvendit.
Pas zhvillimit të raundit të parë të votimit, Feride Rushiti ka marrë 63 vota.
Zgjedhja e presidentit bëhet me votim të fshehtë, ku në dy rundet e para kërkohen dy të tretat e votave, ndërsa në rundin e tretë nevojiten 61 vota për t’u zgjedhur.
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka vendosur të shtyjë seancën, duke bërë të ditur se ajo do të vazhdojë nesër.