Një person ka vdekur e janë shënuar 7 raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2,117 testime, ndërkaq 103 persona janë shëruar.
Sipas MSH-së, numri i rasteve aktive është 434.
Gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar me vaksinë anti-COVID 1,907 persona, ndërkaq të vaksinuar gjithsej që nga fillimi i këtij procesi në fund të muajit mars janë 98,277.