Moti i mirë me diell që ka mbretëruar javëve të fundit, nga nesër do të prishet. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nga dita e hënë deri të mërkurën vendi do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik që shoqërohet me reshje shiu, shkarkime rrufesh dhe reshje bore në vendet malore.
“Sa i përket fushave termike priten ulje të theksuara të temperaturave në të dy vlerat ekstreme, duke bërë që merkuri në termometër të bije deri në dy gradë Celsius, kurse në viset malore deri në zero gradë. Nga dita e enjte do të ketë ngritje graduale të temperaturave maksimale dhe intervale me diell”, thuhet në njoftim.
Temperaturat në nivel vendi do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-18 gradë Celsius. Kurse gjatë ditës së sotme,. Kur edhe po mbahen zgjedhjet, temperaturat kanë kaluar 20 gradë celsius.