Edhe sot qytetarët e Kosovës do të lëvizin dy herë nga 90 minuta deri në zbatimin e rregullave të fazës së dytë, që fillon nesër (18 maj). Orari i ri i qarkullimit i cili do të zbatohet nga dita e hënë pritet të publikohet nga Ministria e Shëndetësisë.
Faza e dytë e lehtësimit të masave do t’i hapë edhe disa biznese në vend të cilat fillojnë veprimtarinë e tyre pas dy muajsh të mbyllura.
Me këtë datë do të të fillojnë punën edhe floktarët, dentistët, fizioterapeutët, hapet edhe tregu me pakicë, tregu i gjelbër, gastronomia (merr me vete), qendrat e thirrjeve, Muzetë dhe Galeritë.
Sipas planit të Qeverisë, me fillimin e implementimit të fazës së dytë me 18 maj, do të filloj qarkullimi i transportit hekurudhor dhe transportit urban e ndërurban, por me leje të veçantë, përcjell albinfo.ch.