Në Kuvendin e Kosovës sot është miratuar Ligji për Edukimin në fëmijërinë e hershme, ka bërë të ditur ministrja e Arsimit në Kosovë, Arbërie Nagavci.
Me këtë ligj, edukimi parafillor bëhet i obliguar.
“Po rregullojmë ofrimin e edukimit cilësor në të gjitha format e organizimit të edukimit për më të vegjlit tanë prej lindjes deri në moshën 6 vjeçare. Me ligjin e ri Edukimi Parafillor bëhet i obliguar”, ka shkruar Nagavci, përcjell albinfo.ch.
Ndër të tjera, ajo shtoi se me këtë ligj po vendoset standard i ri, mundësi për të gjithë fëmijët të edukohen e të bëhen qytetarë të zotë e kontribues për veten dhe për shoqërinë.