Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka refuzuar të fajësojë ardhjen e mërgimtarëve gjatë festave të fundvitit për rritjen e numrit të rasteve me COVID-19 në Kosovë, transmeton Albinfo.ch.
“Nuk ka rëndësi se nga ka ardhur, me rëndësi është se e kemi COVID-in këtu. Duhet të marrim masa të mbrohemi. Të mbajmë maskë e të vaksinohemi”, tha Latifi.
Ministri i Shëndetësisë ka thënë se mbyllja e vendit, mbyllja e shkollave dhe ekonomisë, nuk është opsion momentalisht.
“Nuk besoj se tash për tash opsion është të mbyllen shkollat, të mbyllet ekonomia. Shumica e vendeve rreth neve, që e kanë gjendjen më të rëndë, nuk e kanë bërë këtë”, ka thënë Latifi për KTV.