Ai i ka quajtur sulmuesit ‘grupe kriminale’ derisa tha se sulmet kanë ndodhur teksa zyrtarët policorë po kontrollonin në rrugët e kontrabandës, transmeton Albinfo.ch.
“Në orët e hershme të mëngjesit, nga grupe kriminale janë sulmuar me mjete shpërthyese veturat e policisë kufitare. Sulmi ka ndodhur derisa zyrtarët policorë po kontrollonin në rrugët e kontrabandës, të cilat i kemi mbyllur. Gjendja shëndetësore e zyrtarëve policorë është e mirë dhe nuk ka dëme materiale”, shkruan Sveçla në një postim në Facebook. Ai po ashtu ka njoftuar se ka vizituar pikat kufitare Jarinje e Bërnjak, Shaptej, vendi ku ka ndodhur sulmi i mbrëmshëm, si dhe në Izvor e Trebickë, ku Policia kufitare mbikqyr bllokimin e rrugëve, ku më herët është zhvilluar kontrabanda.
“Përkundër 5 sulmeve të njëpasnjëshme që kanë ndodhur ndaj zyrtarëve policorë, puna e tyre po vazhdon me intensitet të njëjtë e me vigjilencë të shtuar”, ka theksuar ai.