Skip to content

Kosovë: Mbytet nga rryma një person gjersa po punonte

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pejë. Thuhet se atje një person është mbytur nga rryma, gjersa ai po punonte, përcjell albinfo.ch. Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës. “Rreth orës 10:16 Policia është njoftuar se në lagjen ‘Dardania’ në Pejë një punëtor, i cili ishte duke kryer disa […]

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pejë. Thuhet se atje një person është mbytur nga rryma, gjersa ai po punonte, përcjell albinfo.ch.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës.

“Rreth orës 10:16 Policia është njoftuar se në lagjen ‘Dardania’ në Pejë një punëtor, i cili ishte duke kryer disa punime, nga pakujdesia ka pasur kontakt me rrymën. I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij”, kanë thënë nga Policia.

Detaje të tjera rreth rastit nuk dihen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *