Hotelet e Kosovës vetëm gjatë dhjetorit të vitit 2022 u vizituan nga mbi 42 mijë turistë, prej të cilëve rreth 62% ishin të huaj, ndërsa 37%
vendorë.
Këto të dhëna kanë dalë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, e cila ka bërë anketë në 209 hotele në dhjetor të vitit 2022, transmeton albinfo.ch.
Për sa u përket rajoneve, Prishtina prin me numrin më të madh, me gjithsej 16 235 vizitorë, ndërsa Peja prin për nga numri më i madh i netqëndrimeve, me 29 959 netqëndrime.
Ndërsa vizitorët më së shumti që erdhën ishin nga Shqipëria, Zvicra dhe Gjermania.