Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shtyrë daljen para medieve, ku do të fliste për herë të parë pas aktakuzës nga Prokuroria Speciale.
Adresimi i Thaçit para medieve, i paralajmëruar sonte në ora 20:00, është shtyrë për nesër, në kohë të njëjtë.
Arsyeja e shtyrjes së konferencës nuk është bërë e ditur.
“Adresimi publik i paralajmëruar për sot i Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, shtyhet për nesër në orën 20:00”, thuhet në njoftimin e Presidencës.