Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka takuar sot homologun e tij zviceran, Guy Parmeli dhe deputetin Alfred Heer, derisa po qëndron në Cyrih për vizitë zyrtare.
“Temë e diskutimit me ministrin Parmeli ishte edhe përkrahja shtesë në sektorin energjetik si dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve”, thuhet në komunikatë, përcjell albinfo.ch.
“Gjatë takimit, ministri Lluka ka falënderuar z.Parmeli dhe z.Heer për përkrahjen që Zvicra i ka dhënë Kosovës që nga viti 1999, në veçanti në sektorin e ujërave, përmes projekteve në integrimin e ujësjellësve dhe trajtimin e ujërave të zeza”.