Për shkak të situatës së rëndë me koronavirs, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është duke mbajtur takim me krerët e institucioneve shëndetësore, shkruan albinfo.ch.
Në këtë takim pritet të diskutohet për situatën me COVID-19 në vend, e po ashtu për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në QKUK, ku po dyshohet për katër vdekje të dyshimta.
Pas mbledhjes pritet që Hoti bashkë me krerët e institucioneve shëndetësore të dalin në konferencë për media.
Ndërkohë, në Kosovë vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 12 pacient si pasojë e COVID-19, ndërsa janë konfirmuar 178 raste të reja.