Kosova do të luajë ndeshjen e katërt të kualifikimeve për Botërorin “Katar 2022”, ku do të përballet me Greqinë në “Fadil Vokrri”.
Kosova dhe Greqia takohen sonte me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, nën prezencën e 10% të tifozëve.
“Dardanët” kanë tre pikë në vendin e tretë, kurse Greqia ka vetëm dy pikë në vendin e katërt.
Pak para fillimit të ndeshjes është publikuar edhe formacioni zyrtar.
