Është liruar në shtëpi foshnja pesëmuajshe nga fshati Topanicë e Kamenicës, e cila u trajtua në Klinikën Infektive, pasi ishte infektuar me koronavirus.
Këtë e ka bërë të ditur për mediat kosovare zëdhënësja e Komunë së Kamenicës, Margarita Rashiti.
Ajo ka thënë se gjendja e foshnjës është e mirë dhe është rikthyer në shtëpi.
“Nga IKSHPK-ja jemi informuar që gjendja shëndetësore e foshnjës pesëmuajshe është mirë dhe sot është liruar për t’u rikthyer në shtëpi. Normalisht që foshnja dhe të gjithë të prekurit e tjerë duhet të qëndrojnë në vetizolim deri të shërohen, por është shumë me rëndësi që gjendja e të gjithëve është stabile”, ka thënë ajo.