Organizata të shoqërisë civile po marshojnë në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 marsin.
“Marshojmë kundër patriarkit që vret”, është motoja e këtij tubimi.
Lëvizja Vetëvendosja e ka mbështetur këtë tubim dhe aty po merr pjesë edhe kreu i këtij subjekti politik, Albin Kurti.
Pjesëmarrëse në këtë marsh janë parë edhe shumë figura të njohura. Ecjes i është bashkuar edhe u.d. e presidentes, Vjosa Osmani dhe kandidati për kryeministër i LVV-së, Albin Kurti.
Gjatë kohës së marshimit, nëpër institucione u shpalosën çarçafë me mbishkrime që përmbajnë thirrje konkrete dhe targetojnë dhunën dhe vrasjet që kanë ndodhur ndaj grave gjatë vitit 2020.