Ka ndërruar jetë edhe një paciente tjetër e infektuar me Covid-19, duke e çuar kështu në 29 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga ky virus në Kosovë.
Viktima është një 63-vjeçare nga Rahoveci, e cila ishte duke u trajtuar në Klinikën Infektive të QKUK-së në Prishtinë.
Lajmin për mediat kosovare e ka konfirmuar zëdhënësi i Komunës së Rahovecit, Veli Gashi.