Mëngjesin e sotëm katër persona me COVID-19 dyshohet se kanë vdekur, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Në mesin e tyre bëhet fjalë edhe për një 70-vjeçar, familjarët e të cilit thonë se ai ka vdekur nga pakujdesia e mjekëve.
Vajza e të ndjerit ka treguar se dyshon që oksigjeni, të cilin e ka marrë babai i saj nuk ka qenë në rregull, derisa ka thënë se mjekët nuk janë kujdesur për të.
“Baba jem ka vdekë prej oksigjenit. Unë po dyshoj qe gazin që e ka marrë, oksigjeni ia ka shkaktua. Ne familjarët e kemi monitoru oksigjenin që e ka marrë baba. Dyshimi jem është që ai ka vdekë prej oksigjenit. Baba ka vdekë në orën 03:00 të mëngjesit”, ka thënë ajo.
Para pak çastesh janë nxjerrë trupat e viktimave nga Infektiva. Policia mëngjesin e sotëm ka rrethuar Infektivën.
Deri më tani janë të konfirmuar 66 viktima nga COVID-19 në Kosovë.