Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 1.268 testime, 49 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar dy raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 80 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.776.
Në total numri i rasteve aktive është 831.