Policia e Kosovës i ka shqiptuar gjobë mërgimtarit për të cilin ditë më parë u raportua se ktheu veturën në zebra në Prishtinë.
Shuma me të cilën u dënua mërgimtari nga Zvicra është 60 euro. Njoftimin e ka bërë Policia e Kosovës në faqen e saj zyrtare në Facebook.
Për më tepër autoritetet policore kanë ftuar qytetarët të respektojnë rregullat.
