“Momentalisht kemi stuhi të fuqishme në veri dhe jug të Kosovës, ku të pakten 1000 shkarkesa elektrike janë regjistruar për pak orë, duke sjellë reshje të fuqishme, lokalisht rrëke dhe breshër”, njofton Meteo Kosova, transmeton Albinfo.ch.
Ndërkohë nga këto stuhi në kryeqytet, në Prishtinë janë rrëzuar edhe pemë, por që është konstatuar se nuk ka pasur dëme.

“Ekipet i kemi në terren, e kemi liruar rrugën! Për fat nuk kishte dëme”, tha nënkryetari i Prishtinês, Alban Zogaj.