Sot në orët e mesditës një grua e ka humbur jetën si pasojë e një rënies së një orteku bore në Qendrën e Skive në Brezovicë.
Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ai bëri të ditur se viktima është një shtetase e huaj e moshës 54-vjeçare, përcjell albinfo.ch.
“Dyshohet se shkak i këtij incidenti ka qenë rrëshqitja e një orteku të borës. Ekipe të policisë dhe ekipe të kërkim-shpëtimit janë atje dhe për informata të tjera do t’ju njoftojmë me kohë”, tha Veseli.