Raportohet se 64 pacientë me koronavirus, të shtrirë në spitalet e Kosovës, janë në gjendje të rëndë, bëri të ditur të premten Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), transmeton albinfo.ch.
Referuar shifrave, ka rënie të lehtë krahasuar me një ditë më parë, kur në trajtim inetnsiv ishin 78 pacientë.
Në njoftimin e SHSKUK-së po ashtu bëhet e ditur se në trajtim për koronavirus janë gjithsej 1,043 pacientë – 69 më pak se një ditë më herët.
Numrin më të madh të të hospitalizuarve me koronavirus e ka Qendra Klinike Universitare e Kosovës: 372.
Vala e infeksionit në Kosovë ka marrë hov qysh në fillim të muajit gusht. /REL