Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ministria u bën thirrje të gjitha mediave që të kenë konsideratë për ndjeshmërinë e situatës rreth coronavirusit Covid-19 dhe të marrin gjatë raportimit të tyre për bazë vetëm informacionet e dhëna nga institucionet zyrtare të Republikës së Kosovës.
Komunikatë për media
”MSH: Nuk ka raste të konfirmuara me koronavirus Covid-19 në Kosovë
Prishtinë, 13 mars 2020
Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjitha mediave që të kenë konsideratë për ndjeshmërinë e situatës rreth koronavirusit Covid-19 dhe të marrin gjatë raportimit të tyre për bazë vetëm informacionet e dhëna nga institucionet zyrtare të Republikës së Kosovës.
Ju njoftojmë se deri më tani në Kosovë nuk ka asnjë rast të konfirmuar të koronavirusit Covid-19 në Kosovë.
Të gjitha rastet e dyshimta gjatë ditës së sotme, janë duke u testuar në Laboratorin e Mikrobiologjisë Humane në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, dhe janë duke u proceduar sikurse edhe rastet e ditëve të kaluara.
Me të përfunduar të testimit, publiku do të njoftohet zyrtarisht për rezultatet, përcjell albinfo.ch.