Kontingjenti i dytë i vaksinave të Pfizerit, të cilat Kosova i ka blerë nga Pfizer, kanë arritur në orët e pasdites së sotme.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se sot kanë arritur 106.470 doza të vaksinës së Pfizerit, ndërsa të hënën arritën 81.900.
“Të nderuar qytetare e qytetarë, sot mbërriti edhe kontingjenti i dytë i vaksinave nga kontrata me Pfizer. 106.470 doza mbërritën sot. Ditët e javët në vazhdim priten akoma. Vaksina mbetet zgjidhja më e mirë në përballjen e suksesshme me pandeminë”, ka shkruar Vitia në Facebook.