Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur mes dy veturave në Drenoc të Malishevës.
Këtë e ka bërë të ditur drejtor i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.
“Mund t’jua konfirmoj se një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot në fshatin Drenoc të Malishevës. Si pasojë e këtij aksidenti dy persona kanë humbur jetën. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet”, tha Graishta.
Njoftohet se njësitet e stacionit policor në Malishevë, të trafikut rajonal dhe prokurori kanë qenë në vendngjarje.