Është bërë e ditur se Policia e Kosovës ka konfiskuar 892 armë, të cilat janë mbajtur ilegalisht nga qytetarët vetëm në nënë muajt e fundit.
Sipas statistikave nga Policisa, që nga viti 2016 qytetarët kanë mbajtur 4625 armë pa leje.
Drizan Shala, eksperti i Sigurisë, ka thënë se iniciativa e Ministrisë së Punëve të Brendshme për legalizimin e armeve është e dështuar, pasi vetëm një numër i vogël i armëve janë legalizuar dhe dorëzuar.
“Një iniciativë e Ministrisë së Punëve të Brendshme është iniciativë e dështuar nga ana e shtetit, duke pasur parasysh se është një numri i vogël i armeve të legalizuara dhe të dorëzimit”, është shprehur ai.