72 persona janë arrestuar e 34 armë janë sekuestruara për 5 ditë në Kosovë, në kuadër të aksionit policor ‘Goditja’ që synon parandalimin e krimit dhe armëve në duart e qytetarëve.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ky urdhër operativ vazhdon të ketë fokus zonat urbane dhe po zbatohet në mbarë territorin e Kosovës.
Gjatë kësaj kohe, me qëllim të ofrimit të një ambienti sa më të qetë, në zonat urbane është bërë shtimi i patrullave policore të njësiteve të ndryshme dhe janë shënuar aktivitetet si në vijim:
• Janë realizuar 2154 Pika Kontrolli për Automjete, 730 prej tyre me radarë dhe alool-test,
• Janë kontrolluar 12038 vetura,
• Janë kontrolluar 229 lokale,
• Janë arrestuar 72 persona, prej tyre 24 me urdhërarreste nga gjykatat dhe
• Janë konfiskuar 34 armë.
“Policia do të vazhdojë të kryejë dhe të realizojë pikat e parapara me këtë urdhër me qëllim që rastet kriminale dhe aktivitet e tjera antiligjore të parandalohen dhe të zvogëlohen sa më shumë”, thuhet në njoftim.