Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë regjistruar edhe 6 viktima dhe 2.033 raste të reja me Covid-19 në Kosovë.
Sot janë shëruar 3.329 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 172.044.
Në total, numri i rasteve aktive është 32.906.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.022 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.781.110 doza të vaksinës.
805.802 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 81.020 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Në Kosovë të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat nga mosha 12-vjeçare.