Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valmir Elezi, ka njoftuar se deri në përfundimin e ditës së parë pas zgjedhjeve, të hënën në mesnatë, 6 Qendra Komunale të Numërimit kanë përmbyllur procesin e numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve.
Ai ka deklaruar se numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesura është 70 dhe u takojnë komunave: Mamushë (6), Shtërpcë (17), Junik (6), Hani i Elezit (11), Kllokot (8) dhe Mitrovicë e Veriut (22), transmeton albinfo.ch.
Ndryshe, bëhet e ditur se procesi i numërimit dhe verifikimit është duke vazhduar në 32 QKN-të tjera.